“Mazhoranca na do të shkrirë, por i ka bërë llogaritë gabim”, Sula reagon pas përjashtimit me 40 ditë: Do të vazhdojmë betejën!

mazhoranca na do te shkrire por i ka bere llogarite gabim sula reagon pas perjashtimit me 40 dite do te vazhdojme betejen
mazhoranca na do te shkrire por i ka bere llogarite gabim sula reagon pas perjashtimit me 40 dite do te vazhdojme betejen

Pas vendimit të Sekretariatit të Etikës për të përjashtuar deputetët e PD nga punimet e Kuvendit, Dashnor Sula, një nga ata që u dënua me 40 ditë përjashtim, ka reaguar në rrjetet sociale.

Ai deklaroi se “kjo mazhorancë dëshiron të shkrijë opozitën, por i kanë llogaritë gabim”. Sula theksoi se dënimi nuk do t’i ndalë ata në betejën e tyre, qoftë në Parlament, qoftë në protestat në shesh.

“Mazhoranca socialiste ka treguar sërish frikën që ka nga opozita, duke përjashtuar deputetët për më shumë se një muaj,” tha ai. “Ky veprim tregon se ata janë të frikësuar nga denoncimet e ligjvënësve të opozitës për aferat korruptive dhe lidhjet e tyre me krimin.”

Ai theksoi se si përfaqësues të qytetarëve shqiptarë, ata do të vazhdojnë të përçojnë zërin e tyre, pasi ata janë lënë në harresë nga qeveria. “Ky vendim as nuk na tremb dhe as na ndalon për të vazhduar betejën për të kthyer shtetin ligjor dhe në shërbim të qytetarëve,” shtoi Sula.

Ai gjithashtu e theksoi rëndësinë e përfaqësimit, duke thënë se për çdo deputet që përfaqëson të paktën 10 mijë qytetarë, ky veprim ka pasoja të mëdha. “Nuk është befasi për ne; kur gjykatat janë nën kontroll dhe një deputet dënohet me një vit burg për akuza të pabazuara, ne e dimë se mazhoranca dëshiron të na shkrijë. Por llogaritë e tyre janë gabim,” përfundoi Sula.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co