Gjermania u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Irani

gjermania u ben thirrje qytetareve te saj te largohen nga irani
gjermania u ben thirrje qytetareve te saj te largohen nga irani

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Gjermanisë u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të largohen urgjentisht nga territori i Iranit për shkak të tensionit në rritje në rajon.

U vu në dukje se kjo thirrje u bë në pritje të një përgjigjeje të mundshme nga Izraeli pasi Irani nisi një sulm me raketa ndaj shtetit hebre.

Berlini theksoi rrezikun e rritur të konfliktit dhe destabilitetit në rajon dhe këshilloi qytetarët e tij që të shmangin udhëtimet në Iran, përveç rasteve kur është absolutisht e nevojshme.

Ambasada gjermane në Iran theksoi se shkolla dhe ndërtesa e misionit diplomatik do të mbyllen ditën e sotme për shkak të një sulmi të mundshëm hakmarrës nga Izraeli.

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co