VIDEO/ Hapet rruga për banorët e Krujës dhe Fushë Krujës në autostradën Thumanë-Kashar. Vendimi erdhi pas protestave 2-mujore të qytetarëve

video hapet rruga per banoret e krujes dhe fushe krujes ne autostraden thumane kashar vendimi erdhi pas protestave 2 mujore te qytetareve
video hapet rruga per banoret e krujes dhe fushe krujes ne autostraden thumane kashar vendimi erdhi pas protestave 2 mujore te qytetareve

Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës tanimë kanë akses në autostradën Thumanë-Kashar. Mbi 2 muaj protesta nga ana e banorëve dhanë rezultat më në fund. Sot automjetet kanë hyrë dhe dalë në autostradë.

Lajmi është bërë publik nga kryetari i degës së PD-Demokratët Euroatlantikë Krujë, Sabah Sheta, i cili shprehet se aksesi në rrugën Thumanë – Kashar është bërë realitet. Në një postim në facebook, sheta shprehet se nga sot mijëra bizneset e zonës dhe 85 mijë banorët e Bashkisë kanë akses në autostradën Thumanë-Kashar.

Sipas tij, aksesi u mundësua fal rezistencës së banorëve të cilët detyroheshin të shkonin në Kashar për të mbërritur në banesat e tyre.

[embedded content]

Postimi i plotë i Sabah Sheta:

Konfirmohet fitorja e krutanëve. Sot u hap rruga, qytetarët kanë akses në rrugën Thumanë – Kashar

Sot është një ditë e shënuar për banorët e Bashkisë Krujë. Bashkëqytetarët e mi nga Kruja, Fushë -Kruja, Nikla, Cudhia, Bubqi dhe Thumana fituan përballë arrogancës qeveritare, kërkesa e tyre e drejtë triumfoi.

Nga sot mijëra bizneset e zonës dhe 85 mijë banorët e Bashkisë kanë akses në rrugën Thumanë-Kashar. Fal rezistencës epike, të jashtëzakonshme të vëllezërve dhe motrave krutane mundëm të fitojmë atë që na u mohua, e drejta e lëvizjes pa pagesë si dhe për të mos shkuar deri në Kashar dhe ardhur më pas në banesat tona.

Falenderimi dhe mirënjohja për ata që qëndruan, nuk u shitën as u blenë, që vunë Krujën të parën, para interesave të vogla meskine, që lanë çdo gjë dhe na u bashkuan në protestë është pak. Ne mundëm të gjunjëzojmë një pushtet sepse ishim në të drejtën tonë legjitime dhe morale, por e bëmë këtë gjë të gjithë së bashku.

Eshtë ky shembulli më i mirë se si fitohet një kauzë e drejtë, se si asnjë pushtet, asnjë regjim nuk mund t’i ndalojë qytetarët për të kërkuar atë që iu takon.

Duke iu falenderuar edhe njëherë apeli im është që të kemi Krujën të Parën!

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →