Kaos, tensione dhe zjarr/ A do t’i ngjajë seanca e sotme asaj të së hënës? Ja çfarë pritet të ndodhë në Kuvend pas përjashtimit të deputetëve të PD nga “Etika”

kaos tensione dhe zjarr a do ti ngjaje seanca e sotme asaj te se henes ja cfare pritet te ndodhe ne kuvend pas perjashtimit te deputeteve te pd nga etika
kaos tensione dhe zjarr a do ti ngjaje seanca e sotme asaj te se henes ja cfare pritet te ndodhe ne kuvend pas perjashtimit te deputeteve te pd nga etika

Tensione pritet të ketë në seancën e sotme në Kuvend.

Ashtu si edhe të hënën, deputetët e opozitës kanë “premtuar” një seancë jo normale, aq më tepër pas vendimit të marrë ditën e djeshme nga
Këshilli i Etikës për dënimin e deputeteve të PD, në lidhje me kaosin dhe dhunën që përfundoi me djegien e karrigeve jashtë Kuvendit.

Sekretariati vendosi që – kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike në opozitë, Gazmend Bardhi, bashkë me sekretarin e përgjithshëm të kësaj partie, Flamur Noka, dhe deputetin Bledion Nallbati – të përjashtohen për 60 ditë nga seancat plenare secili.
Ndërsa, 20 deputetë të tjerë janë përjashtuar për 40 ditë. Një deputet tjetër është përjashtuar për 10 ditë nga seancat parlamentare.

Vendim hyn në fuqi prej ditës së sotme, 3 tetor, kur do të zhvillohet seanca e radhës në Kuvendin e Shqipërisë, tha Sekretariati i Etikës.
Vendimi për përjashtimin e tyre u mor pas kërkesës që bënë një grup deputetësh nga Partia Socialiste në pushtet menjëherë pas seancës së 30 shtatorit, e cila u shoqërua me akte dhune brenda Kuvendit jashtë tij.

Gazmend Bardhi e kundërshtoi vendimin e Etikës përmes një reagimi në rrjetet sociale.

“Përjashtimi i opozitës për muaj nga Kuvendi, provon sesa i vogël e frikacak është Edi Rama! Përballë do na kesh, brenda apo jashtë Kuvendit! Asaj salle krimi i ke vënë zjarrin”, shkroi Bardhi në rrjetet sociale.

Në mesin e të përjashtuarve me 40 ditë nga punimet e Kuvendit është edhe nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj, i cili e ka vlerësuar vendimin si “shuarje të Kuvendit”.

“Është shenjë e degradimit të këtij Kuvendi dhe mbi të gjitha e kësaj keqqeverisjeje, që pasi ta shtron me korrupsion, të mbulon me burgosje politike. Nga e hëna fillon përballja çdo ditë e kudo”, shkroi Gjekmarkaj.

Mbledhja e Sekretariatit të Etikës u shoqërua me debate, pasi një grup deputetësh të opozitës tentuan të pengonin zhvillimin e saj. Pas disa momentesh tensioni mbledhja u ndërpre dhe më pas vijoi vetëm me anëtarët e shumicës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co