Marina amerikane publikon pamjet e dy luftanijeve që shkatërruan raketat iraniane që lëviznin drejt Izraelit

marina amerikane publikon pamjet e dy luftanijeve qe shkaterruan raketat iraniane qe leviznin drejt izraelit
marina amerikane publikon pamjet e dy luftanijeve qe shkaterruan raketat iraniane qe leviznin drejt izraelit

“Dhjetëra” raketa iraniane që lëviznin drejt Izraelit gjatë të martës mbrëma, janë “shkatërruar me sukses” nga dy luftanije amerikane, ka njoftuar zëdhënësi i marinës amerikane gjatë të mërkurës.

Flota e Gjashtë amerikane Arleigh Burke e udhëhequr nga luftanijet USS Cole (DDG 67) dhe USS Bulkeley (DDG 84), kanë “shkatërruar dhjetëra raketa iraniane në mbrojtje të Izraelit nga lindja e Detit Mesdhe”, ka bërë të ditur kapiteni i marinës amerikane Bill Urban.

Që të dy luftanijet “kanë armët Aegis, të dizajnuar për shkatërrimin e raketave dhe këto anije ishin stacionuar në lindje të Mesdheut nga Shtetet e Bashkuara, si kundërpërgjigje ndaj lansimit të raketa iraniane”, shtoi Urban.

Marina amerikane madje publikoi dy video që shfaq momentin kur luftanije shkatërrojnë raketa nga Bulkeley. Në kumtesë nuk është theksuar se për çfarë lloj raketash bëhet fjalë që janë lansuar nga Irani e shkatërruar nga marina amerikane.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co