“Nuk ka bir k*rve të më ndalojë mua”- Deputeti i PS përplaset me demokratët: O i vdekur o i gjallë futem në Parlament! Mos më kap me dorë, hajde provojë…

nuk ka bir krve te me ndaloje mua deputeti i ps perplaset me demokratet o i vdekur o i gjalle futem ne parlament mos me kap me dore hajde provoje





































Deputeti i mazhorancës, Frrok Gjini është përplasur me deputetët e PD, të cilët nuk po e lejonin që të futeshin brenda seancës plenare.

frrok gjini

Ashtu si në seancën e të hënës, edhe sot opozita nuk po lejon zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit, pasi protestojnë për burgosjen e Ervin Salianjit.

Në një moment deputeti Frrok Gjini ka tentuar të futet ne Kuvend, por nuk e kanë lejuar.

Ai dëgjohet të thotë në debat me Flamur Nokën: “Nuk ka bir kurve të më ndalojë mua, o i gjallë o i vdekur futem në Parlament”. Pas ketij episodi, deputeti socialist, Frrok Gjini ka arritur te futet ne sallene parlamentit nga porta e pasme e Kuvendit, ku u perlesh me deputetet e PD-se.

Replikat mes Nokes dhe Gjinit:

Frrok Gjini: Mos më prek me dorë, Nuk ka bir kurve të më ndalojë mua, o i gjallë o i vdekur futem në Parlament!

Falmur Noka: Hajde me mua…

Frrok Gjini: O Flamur mos me prek me dorë…

Flamur Noka: Kam dy orë që nuk me lënë mua…

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →