“Bëmë gjestin tonë të mosbindjes civile”- Noka pas tensioneve jashtë Kuvendit: Aksioni i opozitës, një nga format e luftës për demokraci në këtë vend

beme gjestin tone te mosbindjes civile noka pas tensioneve jashte kuvendit aksioni i opozites nje nga format e luftes per demokraci ne kete vend





































Pas dy orë e gjysmë tensionesh jashtë Kuvendit dhe djegies së manekinave, sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, tha se po bëjnë gjestin e tyre të mosbindjes civile.  

noka

Noka falenderoi mediat pë raportimin e aksionit të tyre, duke thënë se “po pasqyroni këtë aksion të opozitës si një nga format e luftës për demokraci në këtë vend”.

“Ne bëmë gjestin tonë të mosbindjes civile më pas do jemi në aksion gjithë kohën. Ju falënderoj ju media që po pasqyroni këtë aksion të opozitës si një nga format e luftës për demokraci në këtë vend”, tha Noka.

Kujtojmë se deputeti demokrat, pas djegies së karrigeve të hënën para Kuvendit, u përjashtua me 60 ditë nga Sekretariati i Etikës.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al