“Nuk bën asgjë më shumë Putini”- Si do vazhdojë aksioni opozitar? Përgjigjet Gazment Bardhi: Si të na teket! Rama sjell deputetët si dele, ndërsa vetë…

nuk ben asgje me shume putini si do vazhdoje aksioni opozitar pergjigjet gazment bardhi si te na teket rama sjell deputetet si dele ndersa vete
nuk ben asgje me shume putini si do vazhdoje aksioni opozitar pergjigjet gazment bardhi si te na teket rama sjell deputetet si dele ndersa vete





































Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi foli për tensionet e sotme në Parlament, ku ata nuk u lejuan të futën në seancë, për pasojë pati edhe përplasje me Gardën.

Për mediat, Bardhi tha se ata u dënuan nga Sekretariati i Etikës pa ligj, ndërsa theksoi se seanca nuk mund të konsiderohet normale.

“Asgjë nuk bën më shumë Putini”- th Bardhi. Ndërsa i pyetur si do të vazhdojë aksioni, ai u përgjigj: Si të na teket.

“Nëse ju duket jetë normale parlamentare kur kryetarja hyn si mi, mua nuk më duket normale. Ligjet mjafton të mblidhen te vila e Ramës në Surrel dhe mund ti miratojnë.

Deputetët nuk lejohen të ushtrojnë punën me forca sigurie. Nuk bën asgjë më shumë dhe as më pak Putini.

Sjell deputetët e tij si dele dhe vetë fshihet në Surrel dhe shijon luksin e krijuar me paratë e vjedhura të qytetarëve të varfër.

Ne do vazhdojmë si të na teket. Rast pas rasti do vazhdojmë me këtë godinë, me godinën e kryeministrisë dhe cdo godine tjetër.

Nuk ka pasur asnjë marrëveshje me Edi Ramën. Kemi detyruar Edi Ramën të njohë ato të drejta dhe ato kushte që kishte vendosur opozita në kuadër të atij aksioni”, tha Bardhi.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al