Kryeministria ka dhënë informacion zyrtar për gjendjen e kryeministrit Edi Rama. Sipas Kryeministrisë, Rama po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike të hernies inguinale nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Gjata.
Po kështu mësohet se Rama pritet të kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të QSUNT.
“Në lidhje me pyetjet dhe kërkesën tuaj për informacion për ndërhyrjen kirurgjikale të Kryeministrit Edi Rama ju bëjmë me dije se:
Kryeministri Edi Rama aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’.
Ekipi mjekësor nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Gjata po kryen ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale.
Pas përfundimit të ndërhyrjes, Kryeministri Rama pritet të kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të QSUNT”, deklaron Kryeministria.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co