Inter Majemi mori tri pikë të rëndësishme kundër rivalëve direkt të Columbus Creu duke fituar për herë të parë trofeun e Konferencës së Lindjes në MLS gjatë sezonit të rregullt.
Padyshim njeriu i ndeshjes ishte Lionel Mesi i cili shënoi dygolësh në pjesën e parë, në minutat e 45-të dhe 45’+5′. Në pjesën e dytë realizoi edhe shoku i tij, Luis Suarez.
Ky është trofeu i 46-të në karrierë për “Pleshtin” përfshirë këtu klubet dhe Kombëtaren.
“Objektivi i parë është arritur dhe tani duhet të mendojmë se çfarë na pret në vazhdim. Raundi i parë është me tri ndeshje, por më pas është me një ndeshje dhe gjithçka mund të ndodhë. Sidoqoftë, ne e kemi një avantazh të madh pasi do t’i luajmë ndeshjet në shtëpi, e cila ishte ajo që po e kërkonim. Ne jemi mjaft të fortë në shtëpi”, deklaroi Mesi pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL