Ilir Proda merr zyrtarisht detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, bë zotimin e parë: Proceset e reja konkurruese, të bazuara në performacë dhe integritet

ilir proda merr zyrtarisht detyren e drejtorit te pergjithshem te policise se shtetit be zotimin e pare proceset e reja konkurruese te bazuara ne performace dhe integritet





































Ilir Proda mori sot zyrtarisht detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

proda

Ai u betua se do të ër të mbajtur me nder flamurin e policisë së shtetit.

“I nderuar zoti ministër i brendshme, në këtë çast solemn të veprës së të gjithë brezave të policisë shqiptare, në shenjë nderimi, detyrimi dhe respekti, për gjakun e punonjësve të policisë të rënë dhe të plagosur në krye të detyrës, në emër të të gjithë punonjësve të policisë së shtetit, të vendosur për të mbrojtur rendin dhe sigurinë publike, për të garantuar zbatimin rigorozisht të ligjit, në nderim tim personal betohem për të mbajtur me nder flamurin e policisë së shtetit”, tha Proda.

Gjithashtu bëri dhe zotimin e tij të parë ku tha se proceset e reja konkurruese në Policinë e Shtetit do të bazohen vetëm në performacë dhe integritet.

“Një falënderim për besimin që më ka dhënë kryeministri dhe ministri, për këtë detyrë të lartë. Duke qenë se jemi në procese të reja konkurruese, garantoj se ato do të jenë të bazuara mbi performacën që ka çdo drejtues që do të garantojë dhe integritetin. Asnjë faktor tjetër nuk do të ndikoj, për këtë jap garanci maksimale”, tha Proda.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al