Rama i nënshtrohet ndërhyrjes laparoskopike, mjeku Kola: Hernia inguinale shkaktohet nga sforcimet fizike. Është e shpeshtë, pacienti duhet të…

rama i nenshtrohet nderhyrjes laparoskopike mjeku kola hernia inguinale shkaktohet nga sforcimet fizike eshte e shpeshte pacienti duhet te
rama i nenshtrohet nderhyrjes laparoskopike mjeku kola hernia inguinale shkaktohet nga sforcimet fizike eshte e shpeshte pacienti duhet te

Mjeku internist Gerald Kola, në një intervistë me Skype për rubrik rubrikën Çështja e ditës nga moderatori Klevikn Muka në News 24, duke folur më shumë për ndërhyrjen laparoskopike të kryeministrit Edi Rama, shpjegoi më shumë se çfarë është hernia inguinale, nga e cila vuan kreu i qeverisë.

Kola tha se hernia inguinale është e shpeshtë për personat mbi 50 vjeç, duke thënë se shkaktohet kryesisht për shkak të sforcimeve të ndryshme fizike. Ai tha se pacienti, kushdo qoftë ai, duhet të qëndrojë së paku 24 orë në spital.

Gerald Kola, mjek internist: Hernia inguinale, nga e cila vuan kryeministri Edi Rama, shkaktohet nga sforcimet fizike, nga presioni i madh në kanalin linguinal. Është ndër ndërhyrjet më të shpeshta, pas apandesitit. Ndërhyrja besoj do bëhet me laparoskopi. Pacienti mund të dalë dhe brenda ditës, por e mira është që pacienti të qëndrojë një natë në spital.

24 orë është e rekomandueshme. Hernia inguinale nuk sjell rrezik për jetën. Spitalet rajonale në Shqipëri kanë kushte për të bërë këtë operacion. Hernia inguinale është e shpeshtë sidomos mbi 50 vjeç, është e pranishme tek 15-20 përqind e njerëzve.

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co