Hungaria thërret ambasadoren gjermane në shenjë proteste ndaj komenteve të saj

hungaria therret ambasadoren gjermane ne shenje proteste ndaj komenteve te saj
hungaria therret ambasadoren gjermane ne shenje proteste ndaj komenteve te saj

Hungaria ka thirrur ambasadoren e Gjermanisë në Budapest për të protestuar ndaj deklaratave të saj ku ajo u kërkoi hungarezëve të ruajnë marrëdhëniet e tyre qeveritare me Bashkimin Evropian (BE) dhe NATO-n, transmeton Anadolu.

“Në fjalimin e djeshëm, ambasadorja gjermane ndërhyri seriozisht në punët e brendshme të Hungarisë, duke shkelur sovranitetin e vendit. Respekti pritet nga ambasadorët që shërbejnë në vendin tonë në çdo rast, ndaj fjala e ambasadores është krejtësisht e papranueshme”, shkroi në rrjetet sociale Peter Szijjarto, ministri hungarez i Punëve të Jashtme.

Szijjarto njoftoi se pasditen e sotme ambasadorja gjermane është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Mbrëmë vonë, ambasadorja gjermane, Julia Gross, foli kundër veprimeve që ajo pretendonte se po minojnë besimin e Hungarisë në BE dhe NATO.

“Hungaria është në një rrugë që po e largon atë nga miqtë e saj”, tha ambasadorja Gross në një ngjarje të organizuar për të përkujtuar Ditën e Unitetit Gjerman.

Ajo gjithashtu kritikoi qeverinë hungareze për “marrëzitë rreth pranimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co