“Shfaqja e agresorëve si viktima, hipokrizi neveritëse”- Salianji letër nga burgu pas tensioneve në Kuvend: Opozita po mbron demokracinë dhe interesin publik

shfaqja e agresoreve si viktima hipokrizi neveritese salianji leter nga burgu pas tensioneve ne kuvend opozita po mbron demokracine dhe interesin publik





































Pas tensioneve në Kuvend, deputeti demokrat i burgosur Ervin Salianji, ka dërguar nga burgu i Fierit një letër.

salianji

Salianji në letrën dorëzuar avokatit të tij shprehet se shfaqja e agresorëve si viktima është hipokrizi neveritëse, teksa shtoi se krimi më i madh është shkatërrimi i demokracisë, shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit.

“Opozita po mbrohet dhe po mbron demokracinë dhe interesin publik”, thuhet në ndër të tjera në letër.

Letër nga IEPV FIER

Dorëzuar avokatit ora 13:45 minuta

Shfaqja e agresorëve si viktima, e dhunuesve si të dhunuar, e abuzuesve si të prekur nga prekja e pronës publike është hipokrizi neveritëse.

Njësoj siç vjedhin dhe përgjegjësine e mbajnë denoncuesit, siç shkretojnë dhe shkatërrojnë, siç e ndajnë Shqipërinë si plaçkë lufte për bandat dhe mes bandave, siç përndjekin administratën, shkatërrojnë meritokracine, sot po përpiqen të sillen si viktima.

Dhuna dhe brutaliteti më i madh është eleminimi i kundërshtarit politik duke asgjësuar dhe nënshtruar institucionet. Duke përdorur institucionet,  si komisionet e partisë, për të fshikulluar dhe hequr lirinë dhe asgjesuar të drejtat.

Krimi më i madh është shkatërrimi i demokracisë, shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit.

Pas vrasjes, burgosja politike është forma më e rëndë dhe më brutale e dhunës.

Opozita po mbrohet dhe po mbron demokracinë dhe interesin publik.

#7 Tetor

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al