Emisioni investigativ Vetting, në News24
“Tagg shokun kriminel”, “Gati për krim”! Këto janë disa nga mesazhet në disa prej faqeve në përhapura në “TikTok”, ku mbi 155.7 mijë ndjekës duket sikur ndjekin qetësisht rregullat: “Të vjedhësh apo të vrasësh pa u njohur?”. Kjo linjë e këtyre kërkesave nuk është një shaka, por një realitet që ndodh në mes të ditës në Shqipëri. Interneti, që ka sjellë kaq zhvillim e komunikim, nuk është lënë pa u shfrytëzuar as nga ata që duhet të jenë një hap përpara policisë për të furnizuar keqbërës nga më të ndryshmit.
Vetting hulumtoi për disa javë në rrjetet sociale dhe faktoi se vetëm në TikTok, një rrjet që pëdoret rëndomë nga të rinjtë, gjendeshin lehtësisht disa aksesorë për persona që përfshihen në krim, kryesit në vjedhje, e deri në heqje liriue apo vrasje. Gazetarët e Vetting kanë arritur të gjenin maska dhe doreza silikoni, të cilat shpesh bëhen objekt përdorimi nga individ apo edhe grupe kriminale. Sipas ekspertit kriminalistik Artan Rexhepi “ngjarjet ku përdoren maskat, dorezat dhe aksesor të tjerë hynë tek ngjarjet e vështira për të mos thënë shumë të vështira por jo të pazbulueshme”.
“Këto janë ngjarje që duhet t’i izolosh shpejt, duhet të arrish të gjesh maskën, pastaj duhet të lidhësh maskën me personin. Nëse gjen maskën mund të gjesh gjurmë AND-së, mund të gjesh qime, dua ta theksoj që hyn tek ngjarjet e vështira. Maskat krijojnë shumë hendeqe për zbulueshmërinë, më tepër për zbulueshmërinë e ngjarjeve”.
Në “rrjetën” e gazetarëve të VETTING, kanë rënë dy adresa TikTok-u, që mbajnë emrat “Albanian Mask”, dhe “I rrezikshmi”. Në këto dy adresa bien në sy tregtimi i maskave të përmasave të ndryshme, të cilët janë me material silikoni.
Maskat e sugjeruara nga këto dy faqe arrijnë të ndryshojë 100% tiparet e njeriut, duke arritur të mashtrojë kamerat e sigurisë. Madje, ekspertët thonë se, me këto maska është gati e pamundur të kuptohet se është një person tjetër nga ai që duket në pamjen e parë.
Maskat kanë përmasa të ndryshme dhe arrijnë deri tek kraharori i njeriut, duke bërë që përveç fytyrës të fshihen edhe detaje që mund të dekonsiporeshin nga kamerat e sigurisë apo dëshmitarë që mund të jenë në vendin ku ndodh krimi.
Ajo që bie në sy është se shitësit nuk fshihen aspak por e kanë kthyer në një treg ku reklamojnë me krenari cilësinë dhe transportin në çdo kohë.
“Maskë silikoni, cilësia më e mirë”, “maska identike si në video, transport kudo”, “kontakto në Whatsapp për porosi”, “500 euro kesh”, “pagesa në dorëzim”, Këto reklama shoqërohen edhe me muzikë “Mama I’m a Criminal”, si për të përcjellë sigurinë dhe garancinë se për çfarë vlen ky “mall”. Ndërkohë, mijëra ndjekës të këtyre faqeve e ndjekin këtë biznes qetësisht, a thua se kemi të bëjmë me një treg edukativ, ku duhet të marrin pjesë të gjithë.
Nga kërkimet që kanë kryer gazetarët e “VETTING” rezulton se kjo faqe TikTok-u ka nisur aktivitetin e saj pak muaj më parë, konkretisht në datën 13 gusht 2024, duke fituar qindra e qindra ndjekës brenda pak ditësh. Për “Vetting” avokatja Margarita Kola u shpreh “në rastet kur ata janë dijeni që po ia sheshin një organizate kriminale, këtu ligji nuk ka më vend për diskutim, je edhe ti një lloji bashkëpunëtori me atë që do të kryej krimin. Në qoftë se provohet me fakte se ti po ia shet një organizate kriminale patjetër që edhe ti je pjesë e krimit, patjetër që do të dënohesh sipas ligjit”.
[embedded content]
Ekspertët ngrenë alarimin se shteti duhet të kthejë vëmendjen duke ndryshuar edhe legjislacionin për këtë lloj reklamimi apo përdorimi të rrjeteve sociale për këto “mallra” që shiten. Avokatja e njohur Kola theksoi se “nuk kemi një nen specifik për maskat, por mund t’i referohemi Nenit 80 të Kodit Penal ku thotë se krijimi i kushteve për të kryer një vjedhje ose vrasje. Problemi është se kjo ka të bëjë më shumë ka të bëjë me parandalimin se sa kur kjo kryehet si vepër penale.
Ende sot vijojnë të shiten pa asnjë problem këto maska që mund të përdoren nga grupe kriminale, për grabitje ose vrasje. Sipas avokates Margarita Kola “unë do të bëjë një paralelizëm me armët që është një problem në vendet e tjera ku lejohet shitja e armëve. Për mendimin tim nuk është e lehtë të provosh që shitësi me motiv të plotë dhe bindje ta shet ty maskë ose një palë doreza me motivin për të kryer një krim. Ai mund të mos jetë subjekt i veprës penale, por unë mendoj që raste të tilla do të rregullohen me ligj, si përshembull, një formulë mund të jetë si në SHBA kur t’i blen një armë regjistrohesh me të dhënat e tua, kur e ke blerë armën dhe regjistrohesh me Kartë identiteti dhe policia e di dhe e ka shumë të lehtë se cili person e ka kryer veprën penale, sepse e di që ka blerë këtë armë në këtë vend, në këtë vend, ditë ose kalibrin e armës. Kjo gjë mund të rregullohet edhe me punën e maskave ose dorezave. E para njëherë duhet të fillojë që nga licencimi, këto subjekte që e tregtojnë duhet të jetë të regjistruara që të dihet kush shet dhe kush e blenë. Qoftë për personat që blejnë maska, doreza silikoni ose mjete të tjera duhet të regjistrohen në mënyrë që të jetë më e lehtë për të zbuluar veprën penale”.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co