Bardhi publikon spotin e protestës së 7 Tetorit dhe fton qytetarët: Të tregojmë se demokracinë s’do ta dorëzojmë lehtë

bardhi publikon spotin e protestes se 7 tetorit dhe fton qytetaret te tregojme se demokracine sdo ta dorezojme lehte
bardhi publikon spotin e protestes se 7 tetorit dhe fton qytetaret te tregojme se demokracine sdo ta dorezojme lehte

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka publikuar spotin e protestës së 7 tetorit.

Bardhi shprehet se demokracia sot është në rrezik. Ai thotë se shteti personal i Edi Ramës shtyp të pamundurit dhe mbron kriminelët dhe të korruptuarit.

Postimi i Gazment Bardhit:

Kurrë Shqipëria nuk ka rrezikuar kaq shumë të humbas gjithçka ka fituar me betejë të pashembullt 34 vjet më parë. Demokracia është në rrezik. Shteti personal i Edi Ramës shtyp të pamundurit dhe mbron kriminelët dhe të korruptuarit.

Të gjithë bashkë, më 7 Tetor 2024, ora 18:00, marshojmë drejt Tiranës, për ti treguar kujtdo se atë që kemi fituar me aq mund, nuk mund ta dorëzojmë lehtë!

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →