Liban, më shumë se 100 punonjës mjekësorë të vrarë në sulmet izraelite

liban me shume se 100 punonjes mjekesore te vrare ne sulmet izraelite
liban me shume se 100 punonjes mjekesore te vrare ne sulmet izraelite

Më shumë se 100 punonjës mjekësorë dhe zjarrfikës janë vrarë dhe 220 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Liban, tha sot Ministri i Shëndetësisë Firass Abiad.

“Sulmet goditën nëntë spitale, 45 qendra të tjera mjekësore dhe pothuajse 130 ambulanca dhe automjete zjarrfikëse”, tha ai.

“Megjithatë, vetëm në tre ditët e fundit, më shumë se 40 punonjës mjekësorë dhe zjarrfikës u vranë”, tha Abiad.

“Kjo është një shkelje e ligjeve dhe traktateve ndërkombëtare dhe është një krim lufte, nuk ka dyshim”, u tha ai gazetarëve.

“Të thuash se këto automjete kishin armë apo pajisje të tjera… këto janë justifikime dhe pretendime të rreme dhe të vjetra, të cilat i kemi dëgjuar më parë në Gazë”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co