U godit në kokë nga cjapi, i moshuari përfundon në spital në gjendje të rëndë

u godit ne koke nga cjapi i moshuari perfundon ne spital ne gjendje te rende
u godit ne koke nga cjapi i moshuari perfundon ne spital ne gjendje te rende

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Maliq, ku një 72-vjeçar ka përfunduar në gjendje të rëndë në spital pasi është goditur në kokë nga një cjap.

Sipas informacionit të dhënë nga policia, rreth orës 20:00, shtetasi I. S., banues në këtë fshat, është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës për mjekim të specializuar.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në Urgjencën e spitalit Korçë, ka shkuar për mjekim shtetasi I. S., rreth 72 vjeç, banues në Fshat Maliq, i cili sipas deklarimeve të familjarëve të tij, e ka goditur në kokë një bagëti e imët (cjap).

Si pasojë e goditjes së marrë, 72-vjeçari gjendet në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →