Izraeli kryen sulme në kampin e refugjatëve në Bregun Perëndimor, ministria palestineze e Shëndetësisë raporton për të paktën 14 të vrarë

izraeli kryen sulme ne kampin e refugjateve ne bregun perendimor ministria palestineze e shendetesise raporton per te pakten 14 te vrare





































Ushtria izraelite thotë se ka kryer një sulm në kampin e refugjatëve në qytetin Tulkarm, në Bregun Perëndimor të pushtuar.

WhatsApp Image 2024-10-03 at 22.52.40

Raportohet se disa persona janë vrarë, ndërsa ministria e shëndetësisë e Autoritetit Palestinez ka raportuar deri më tani 16 viktima.

Ushtria izraelite ka deklaruar se operacioni u krye në koordinim me shërbimin e brendshëm të sigurisë Shin Bet, por nuk dha detaje mbi objektivin.

Konflikti është ndezur në të gjithë territorin e pushtuar nga Izraeli që nga shpërthimi i luftës Izrael- Hamas tetorin e kaluar. Tulkarem dhe qytete të tjera të Palestinës veriore kanë parë disa nga përplasjet më të rënda.

Ndërkohë, një video e postuar në mediat sociale duket se tregon pasojat e sulmit izraelit sot në kamp.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al