Të gjitha driblimet të sakta dhe sa shumë duele të fituara, Bajrami më i miri në fushë te Rejnxhers! Shikoni notën dhe statistikat e 25-vjeçarit

te gjitha driblimet te sakta dhe sa shume duele te fituara bajrami me i miri ne fushe te rejnxhers shikoni noten dhe statistikat e 25 vjecarit





































Nedim Bajrami zhvilloi një tjetër paraqitje dinjitoze me fanellën e Gllazgoi Rejnxhers, në duelin e Ligës së Europës ndaj Lionit. Pavarësisht se skuadra e tij u mposht me rezultatin 1-4, mesfushori shqiptar rezulton lojtarë më i mirë në fushë tek të tijët.  

nedim bajrami

Bajrami qëndroi në fushë 81 minuta, teksa u vlerësua me notën 7.5 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”. 

Për sa i përket statistikave, interesant është fakti se Bajrami fitoi plot 9 duele nga 12 me kundërshtarët, si dhe të gjitha driblimet (8), ishin të sakta dhe asnjëherë kundërshtarët nuk arritën t’i rrëmbenin topin.  

WhatsApp Image 2024-10-03 at 23.34.58

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al