Shpërthimi me tritol në banesën e Giovanna Nikollit, ndërron jetë 26-vjeçari Enea Themollari që u plagos aksidentalisht! Kush ishte shënjestra e atentatit dhe akuzat ndaj Nuredin Dumanit

shperthimi me tritol ne banesen e giovanna nikollit nderron jete 26 vjecari enea themollari qe u plagos aksidentalisht kush ishte shenjestra e atentatit dhe akuzat ndaj nuredin dumanit





































Ka ndërruar jetë 26-vjeçari Enea Themollari, i cili u plagos aksidentalisht pas një shpërthimi me tritol në derën e banesës ku jetonin me qira në Elbasan motrat Nikolli.

Giovanna Nikolli Amarildo Nikolli nuredin dumani

Giovanna Nikolli ishte shënjestër e atentatit me tritol në orët e para të mëngjesit të 14 korrikut ku në banesën ku jetonte së bashku me të motrën, Aldën, në një pallat në Elbasan.

Por, i plagosur rëndë mbeti fqinji i saj, 26-vjeçari Enea Themollari, i cili mori dëmtime nga dera e banesës së tij pas shpërthimit të fuqishëm. Ai po luftonte me vdekjen në Spitalin e Traumës për shkak të plagëve që kishte marrë në kokë, oor nuk ka arritur të mbijetojë duke humbur jetën më shumë se dy muaj pas shpërthimit.

Shënjestra e atentatit Giovanna Nikolli është e dashura e Amarildo Nikolli (Xhanej), i cili dyshohet si vrasës me pagesë.

giovanna nikolli8

E reja nga Lezha, e cila është personazh i njohur në rrjetet sociale, në një video të publikuar tregonte se kishte përplasje me të dashurën e Nuredin Dumani, i cili është kthyer në të penduar të drejtësisë.

Në video, ajo përmend Nuredin Dumanin dhe i bënte thirrje që të ‘mbante’ dashnoren e tij duke u shprehur se kishte probleme serioze me të.

“O Nuredin Dumani të bëj thirrje të mbash cik atë dashnoren tate ti, se po ta kapa kund nëpër Itali ore Nuredin Dumani…se ke idenë çfarë mund t’i bëj se më njeh mirë. A mirë? Mirë shpirti vogël, ik të përshëndes Nuredin Dumani. Shihemi pas 2 ditësh”, shprehej Giovanna.

giovanna nikolli9

“Oj Mirjeta çke mi? Ke lënë burrin pa kollodok mi, ja ta çoj unë tek 313 dhe ti them gjynah. Gjynah Mirjeta o Nur gjynah. Mirjeta do kollodok, kush nga ju çunat është i disponueshëm për këtë Mirjetën”, i drejtohej ajo, partneres së Nuredin Dumanit.

Mirjeta Hajdini është 22-vjeçarja nga Kosova që bashkëjetonte me Nuredin Dumanin dhe u kap në banesën me të mesnatën e 29 Marsit 2022, pasi vrasësit me pagesë iu bë atentat në Elbasan dhe mbeti i plagosur.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka hedhur akuza se pas sulmit qëndron rivali i partnerit të saj, vrasësi me pagesë, Nuredin Dumani.

“S’je burrë, por k*rvë”, iu drejtua Giovanna Nikolli, Nuredin Dumanit i cili ndodhet në qeli.

shperthimi me tritol ne banesen e giovanna nikollit nderron jete 26 vjecari enea themollari qe u plagos aksidentalisht kush ishte shenjestra e atentatit dhe akuzat ndaj nuredin dumanit

nuredin dumani2
Nuredin Dumani

Ajo e sfidon duke iu drejtuar që “nëse ke b*le, hajde vetë e hidh prap tritol”, duke shtuar se Nuredin Dumani, të cilin e quan ordiner, mori në qafë njerëz të pafajshëm.

“Burrni eshte t’merresh me femra! S’je burr po KURV ! Un qa them se terheq mrapsht deri ne frymen e fundit! Nuk jam ajo femer un qe derzohem kaq leht, O Nuredin Dumani Hajde me hidh prap tritol, hajde vet ne qofte se je burr me bole mos nis klysha naten .. Se more n’qaf njerz te gabuar mor ordiner ..”, shkruan ajo.

giovanna nikolli7

Ndërsa në një postim në TikTok shkruan: “Edhe ju njerëz ordinera mbroni një kriminelë që ka vrarë dhe ka futur 200 vetë në burg, nuk bëheni kurrë ju!”.

Ndërkohë Giovanna Nikolli është e dashura e Amarlido Nikollit alias Xhanej, i dyshuar si vrasës me pagesë dhe që njihet me nofkën “Shkodrani”. Ai ndodhet në qeli dhe po ashtu është kthyer në të penduar të drejtësisë.

giovanna nikolli2

Giovanna Nikolli i ka shkuar partnerit të saj me vello të bardhë dhe fustan nusërie në ambientet e burgut 313 në kryeqytet.

“Bashkë në të mirë e në të keq, derisa vdekja të na ndaljë. Gëzuar 2 vjetorin jeta ime. Nuk na ndal asgjë në botë që të martohemi. Gjithmonë do jem me ty”, shkruante ajo krahas imazheve të shpërndara në rrjetet sociale.

giovanna nikolli1goov-640x800giovanna nikolligiovanna nikolli4giovanna nikolli5giovanna nikolli6giovanna nikolli12giovanna nikolli11giovanna nikolli10

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al