Ernest Muçi ishte ndër futbollistët më të mirë në fushë te Beshiktashi, në duelin ndaj Ajntrakt Frankfurt, të vlefshëm për Ligën e Europës, ku skuadra turke u mposht me rezultatin 1-3.
Taleneti shqiptar ishte protagonist me asist, në golin e nderit të shënuar nga Masuaku në minutën 90+3.
ASISTI I MUÇIT: VIDEO
Muçi u vlerësua me notën 7.3 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, teksa bie në sy saktësia kirugjikale në pasime, ku shqiptari nuk gaboi asnjë, duke realizuar 36 nga 36.
PANORAMASPORT.AL