Lista e Kombëtares për ndeshjet e tetorit, kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë, sapo është bërë publike. Dhe me përjashtim të zgjedhjeve teknike, kësaj here dëmtimet kanë kushtëzuar Silvinjon.
Elhan Kastrati ka zëvendësuar Simon Simonin. Në anën tjetër mbrojtja ka shtuar forcat e Arlind Ajetit. Në mesfushë mungon Medon Berisha për shkak dëmtimi, ndërsa është thirrur për herë të parë Adrion Pajaziti. Po ashtu rikthehet Ernest Muçi.
Sulmi sheh sërish Uzunin dhe Dakun, të cilët zëvendësojnë Brojën dhe Manajn të dëmtuar. Në anën tjetër Agim Zeka dhe Sebastjan Spahiu nuk kanë kaluar “klasën”.
Lista e plotë:
Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Enea Mihaj, Marash Kumbulla, Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Adrion Pajaziti, Qazim Laçi, Nedim Bajrami, Ernest Muçi, Jasir Asani, Taulant Seferi, Arbër Hoxha, Mirlind Daku, Myrto Uzuni.
PANORAMASPORT.AL