“Doli në pah realiteti”- Lezha nën ‘pushtetin’ e ujit, ironizon Gjekmarkaj: Shiu përmbyt rrugë dhe lagje si “bereqet” fitoreje pas daljes së Bashkisë njëherë e mirë nga borxhi

doli ne pah realiteti lezha nen pushtetin e ujit ironizon gjekmarkaj shiu permbyt rruge dhe lagje si bereqet fitoreje pas daljes se bashkise nj





































Nënkryetari i Partisë Demokratike, njëherësh dhe drejtues politik i PD-së në qarkun Lezhë, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar në lidhje me reshjet që kanë përmbytur qytetit.

permbytje lezhe

Duke ironizuar, Gjekmarkaj shprehet se shiu përmbyt rrugë dhe lagje si “bereqet” fitore pas daljes së bashkisë njëherë e mirë nga borxhi.

Ndër të tjera thotë se ky është realiteti me të cilin qytetarët lezhjanë përballen çdo ditë.

Postimi i Gjekmarkajt:

Lezha sot!

Pas zerimit të borxhit të Bashkisë Lezhë dhe propagandës me administratën shtetërore se gjithçka “shkëlqen”, del në pah realiteti me të cilin përballet çdo ditë qytetari lezhjanë. Shiu përmbytë rrugë dhe lagje si “bereqet” fitore post daljes njëherë e mirë nga borxhi. Asnjë të mirë reale dhe afatgjatë si ka sjellë Lezhës pushteti i majtë që e mbytë qytetin sa herë bie shi, dhe le në errësirë mijëra banorë si në kohë me shi ashtu dhe në kohë me diell !

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al