Gjykata trondit FIFA-n? Ish-futbollisti i Francës fiton gjyqin që sjell revolucion në futboll, priten ndryshime

gjykata trondit fifa n ish futbollisti i frances fiton gjyqin qe sjell revolucion ne futboll priten ndryshime





































Gjykata Europiane e Drejtësisë ka dalë në përfundimin se disa nga rregullat e FIFA-s për transferimin e lojtarëve bien ndesh me ligjet e Bashkimit Europian në lirinë e lëvizjes. I gjithë ky përfundim që mund të sjellë revolucion të madh, erdhi pasi ish-lojtari Lasana Diarra dërgoi në gjyq FIFA-n.

ss

Diarra kishte firmosur për 4 vite me Lokomotivën e Moskës në vitin 2013. Marrëveshja u mbyll 1 vit më vonë, pasi Diara nuk ishte i lumtur me shkurtimin e rrogave.

Klubi ndërkoi kërkoi në FIFA kompesim nga lojtari, ndërsa ky i fundit pretendonte pagat e prapambetura. Lojtari u dënua me një gjobë prej 10.5 milionë eurove.

Diarra e ka cilësuar që atëherë të padrejtë vendimin e FIFA-s ndaj dhe e ka çuar në gjykatë. Sot gjykata i dha të drejtë dhe i hap rrugë kësisoj ndryshimit të merkatos së futbollistëve sic e njohim.

Nëse vendimi konfirmohet në shkallë të tjera, kjo mund ti japë lirinë edhe lojtarëve të nderpresin kontratën duke bërë të pavlefshme rregullat e FIFA-s ku vetëm klubet e kishin këtë të drejtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al