Bierhof nuk ka dyshime: Fonseka punon mirë, Milani do të ecë para në Europë

bierhof nuk ka dyshime fonseka punon mire milani do te ece para ne europe





































Oliver Bierhof, ish-sulmuesi i Milanit (fitues i titulli në vitin 1999 me trajnerin Alberto Zakeroni) foli ekskluzivisht për “La Gazzetta dello Sport”. Në vijim, të gjitha deklaratat e gjermanit për kuqezinjtë.

Oliver-Bierhoff-verteidigte-die-junge-deutsche-Fussball-Nationalmannschaft-gegen-Kritik

Si e patë Milanin në Leverkusen?
Nuk më la përshtypje të keqe. Sidomos në pjesën e dytë. Në fund mendoj se barazimi do të kishte qenë më i drejtë. Të paktën një barazim. Skuadra e Ksabi Alonsos fitoi Bundesligën e fundit me një shkëputje të madhe dhe barazoi kundër Bajernit në Mynih të shtunën e kaluar. Normale qe ka vështirësi kur përballesh me një skuadër më me përvojë, e cila prodhon shumë me topin dhe ka lojtarë cilësorë.

Çfarë i mungon skuadrës së Paulo Fonsekës?
Pak kreativitet dhe ide në sulm. Milani im ishte një ekip kampionësh që fitonte dhe argëtohej. Ky është një grup tjetër, por sigurisht i organizuar dhe ka një ide loje që u duk qartë në pjesën e dytë kundër Leverkusenit.

Ka pasur ndryshime pas ardhjes së Moratës, Vetëm një rastësi?
Jo Morata fitoi Kampionatin Europian dhe ngriti trofe në të gjitha skuadrat ku luajti. Ai është një sulmues që bën shumë lëvizje, që u krijon hapësirë shokëve të skuadrës dhe ndaj Leverkusenit ishte i pafat me atë goditje me kokë pranë shtyllës. Ai do të shënojë shumë gola dhe do të ndihmojë Milanin.

A duket se Champions-i i Milanit ka marrë një kthesë të keqe?
Formula e re, me tetë ndeshje dhe një grup të vetëm, të lejon të rikuperosh. Nuk ka asgjë të kompromentuar me 18 pikë ende për t’u fituar.

A është Milani ndër kandidatët për titullin në Itali?
Si tifoz them po. Skuadra është kompakte dhe po mundohet të vërë në jetë futbollin që kërkon Fonseca. Por është e qartë se ka konkurrence. Interi është forcuar, Juve mbetet Juve dhe Napoli ka nënshkruar me Antonio Konten, një trajner që i jep forcë dhe bindje grupit.

Çfarë mendoni për Ibrahimoviçin si drejtues te Milanit?
Ka personalitet dhe e njeh futbollin sepse ka luajtur dhe ka fituar në nivele të larta. Të kesh një person në klub që nuk është tifoz dhe i sheh gjërat me shkëputje është gjithashtu e rëndësishme. Sidoqoftë, jam i sigurt se Ibra do të bëjë mirë.

Së fundmi jeni pikasur me Galianin…
E pata takuar edhe në finalen e fundit të Champions dhe e përshëndeta me dashuri. Jam i lumtur që ai është ende në botën e futbollit. Më kujtohen bisedat me të dhe me presidentin Berluskoni kur mbërrita në Milano. Do të jem gjithmonë mirënjohës ndaj tyre, ashtu siç do të mbetem gjithmonë i lidhur me kuqezinjtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al