Kaos total me fluturimet, vonesa dhe anulime në aeroportin e Frankfurtit

kaos total me fluturimet vonesa dhe anulime ne aeroportin e frankfurtit
kaos total me fluturimet vonesa dhe anulime ne aeroportin e frankfurtit

Një problem teknik në kontrollin e trafikut ajror të Gjermanisë shkaktoi ndërprerje gjatë ditës së sotme, ku disa fluturime në aeroportin e Frankfurtit, më i madhi në vend, u anuluan.

Siç raporton agjencia AP, kontrolli i trafikut ajror tha se problemi që u shfaq mëngjesin e së premtes lidhej me planet e fluturimeve dhe të dhënat e motit.

Problemi u zgjidh rreth orës 10:30 të mëngjesit, por shkaktoi vonesa të përmasave të ndryshme në të gjithë vendin.

Aeroporti i Frankfurtit ka paralajmëruar në faqen e tij të internetit se vonesat ose anulimet e fluturimeve mund të vijojnë gjatë gjithë ditës.

Operatori Fraport njoftoi se janë anuluar rreth 70 fluturime, por se nuk pritet të ketë më shumë, sepse problemi është zgjidhur, tha AP, duke iu referuar agjencive gjermane.

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co