Bullgaria u kërkon qytetarëve të saj të largohen menjëherë nga Irani

bullgaria u kerkon qytetareve te saj te largohen menjehere nga irani
bullgaria u kerkon qytetareve te saj te largohen menjehere nga irani

Bullgaria sot u bëri thirrje qytetarëve të saj të largohen menjëherë nga Irani për shkak të tensioneve të përshkallëzuara në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu.

Shtetasit bullgarë në Iran këshillohen të ndjekin me përpikëri udhëzimet e sigurisë të autoriteteve lokale, të jenë të informuar për situatën dhe të shmangin vizitat në objektet ushtarake dhe tubimet masive, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme.

Ajo rekomandoi gjithashtu që shtetasit bullgarë në Iran të kontaktojnë menjëherë Ambasadën e Bullgarisë në Teheran për të dhënë detaje mbi vendndodhjen e tyre dhe kohëzgjatjen e synuar të qëndrimit të tyre, duke telefonuar Ambasadën ose duke dërguar e-mail në Konsullatën e Përgjithshme në Teheran.

Të martën mbrëma, Irani kreu një sulm të madh raketor mbi Izraelin si hakmarrje për vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, shefit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, dhe një komandanti të Gardës Revolucionare iraniane.

Tensionet rajonale janë përshkallëzuar për shkak të ofensivës brutale të Izraelit në Rripin e Gazës, e cila ka vrarë mbi 41.600 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, pas një sulmi të Hamasit tetorin e kaluar.

Konflikti u përhap në Liban pasi Izraeli kreu sulme vdekjeprurëse në gjithë vendin, të cilat kanë vrarë më shumë se 1.073 njerëz dhe plagosur afro 3.000 të tjerë që nga 23 shtatori.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →