Slot e nis menjëherë me rekorde te Liverpuli, asnjë trajner më mirë se ai në historinë e klubit legjendar

slot e nis menjehere me rekorde te liverpuli asnje trajner me mire se ai ne historine e klubit legjendar





































Arne Slot ka bërë një nisje rekord të karrierës së tij në “Anfield”. Trajneri holandez, ka bërë zyrtarisht startin më të mirë të një trajneri të Liverpulit, pasi “Reds”-at fituan 2-0 ndaj Bolonjës në Ligën e Kampioneve të mërkurën.

arne slot

Janë tetë fitore nga nëntë të mundshme nën drejtimin e ish-trajnerit të Fejnordit, një bilanc që nuk e kishte arritur kurrë më parë një trajner i Liverpulit. Golat e Aleksis Mek Alisterit dhe Mohamed Salahut në të dyja pjesët, bënë që Liverpuli të ngjitej në tetëshen e parë të klasifikimit në formatin e ri të Championsit. Kur u informua për arritjen e këtij rekordi, Slot tha për “TNT”:

“Është pothuajse e pamundur të bësh diçka të veçantë në këtë klub. Kjo tregon shumë për atë se ku e nisëm, për mënyrën se si lojtarët u përfshinë në gjithë këtë, sa shumë përpjekje ata bënë dhe sa më ndihmoi stafi gjithashtu për të bërë këtë nisje. Por unë shpresoj që të mbahem mend për më shumë se kaq. Kjo thotë gjithçka për atë që Jyrgen la në këtë klub. Shpresoj që të bëj gjëra më të veçanta”.

Të kuqtë aktualisht janë në krye të Premier Ligës me 15 pikë pas gjashtë ndeshjeve, ndërsa kanë arritur fitore ndaj Ipsuiçit, Brentfordit, Mançester Junajtidit, Bornmëthit, Uest Hemit dhe Uolvesit deri tani në kampionat. Slot ka humbur pikë vetëm një herë këtë sezon, në atë humbje shokuese 1-0 në shtëpi ndaj Notingem Forestit, vendosur nga goli i Kallum Hadson-Odoit. Por Liverpuli ka ruajtur një rekord 100 për qind në Ligën e Kampioneve këtë sezon, duke mundur gjithashtu Milanin 3-1 muajin e kaluar.

asddsadasdsadasdsa

Slot ka thënë shpesh se skuadra e tij ka luajtur një kalendar të lehtë deri tani. “Reds”-at do përballen me disa ndeshje të ndërlikuara duke nisur nga tani, siç është ajo kundër Lajpcigut dhe Bajer Leverkusenit, përpara se të presin kampionët në fuqi të Realit të Madridit dhe Lilës. Dhe Slot mund të vendosë një tjetër rekord nëse ai fiton kundër Realit të Madridit muajin e ardhshëm, pasi Liverpuli nuk i ka mundur gjigantët e La Ligës që nga raundi i 1/8-ave në 2008-09. Dy gjigantët evropianë kanë luajtur tetë herë që atëherë mes tyre, me skuadrën e Karlo Ançelotit e cila i ka fituar të gjitha ndeshjet, përveç njërës, një barazim 0-0 në një ndeshje çerekfinale të sezonit 2020-21.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al