Dënohet me 42 burgime të përjetshme p*rdhunuesi serial, mes ‘viktimave’ edhe një vajzë 9-vjeçare

denohet me 42 burgime te perjetshme prdhunuesi serial mes viktimave edhe nje vajze 9 vjecare





































Një përdhunues serial nga Afrika e Jugut, i cili dhunoi edhe fëmijë nëntë vjeç është dënuar me 42 burgime të përjetshme, raporton BBC.

perdhunues

Nkosinathi Phakathi u dënua për 90 akuza për përdhunim, sulme që i kreu midis viteve 2012 dhe 2021.

40-vjeçari i detyronte fëmijët ta shikonin duke përdhunuar viktimat e tij dhe gjithashtu detyronte djemtë e rinj t’i përdhunonin shoqet e tyre, ka thënë Autoriteti Kombëtar i Prokurorisë së Afrikës së Jugut (NPA).

Krimet e Phakathit ndodhën në ose rreth Ekurhulenit, një komunë në lindje të qytetit të Johanesburgut. Gjykata e Lartë e Johanesburgut të premten e dënoi Phakathin për akuza përfshirë përdhunimin, rrëmbimin, vjedhjen dhe sulm.

Gjykata ra në përfundim se Phakathi nuk ka treguar shenja pendimi.

Shumica e viktimave të Phakathit ishin nxënës, më e reja ishte një vajzë nëntë vjeçare, thuhet në deklaratën e NPA. Viktima më e vjetër ishte 44 vjeç.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →