Emri/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar për tragik droge, kapet në Durrës 41-vjeçari, i dyshuar si pjesë e një organizate kriminale

emri i shpallur ne kerkim nderkombetar per tragik droge kapet ne durres 41 vjecari i dyshuar si pjese e nje organizate kriminale





































Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane u arrestua në Durrës. Ermal Luku u vendos në pranga me qëllim ekstradimin drejt vendit fqinj.

vlore arrestim

Ndaj 41-vjeçarit, banues në Manzë, gjykata e Brescias më 29 shtator 2024 ka lëshuar vendim “urdhër arresti ndërkombëtar” si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh finalizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 18”.

Kapet në Durrës, një 41-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit ndërkombëtar antidrogë, të koduar “Tornado”.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, një tjetër operacion është finalizuar për këtë qëllim.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera me partnerët në Itali, në vijim të operacionit antidrogë, të koduar “Tornado” mbi vendndodhjen e një shtetasi shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 18”, kapi në Durrës dhe vuri në pranga shtetasin E.L., 41 vjeç, banues në Manzë, Durrës

Gjykata e Brescias /Itali me date 29.09.2024 ka lëshuar vendim “urdhër arresti ndërkombëtar” si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al