VIDEO/ Ngjarje tragjike në Turqi, adoleshenti vret dy vajzat në pak minuta, më pas vetëvritet

video ngjarje tragjike ne turqi adoleshenti vret dy vajzat ne pak minuta me pas vetevritet
video ngjarje tragjike ne turqi adoleshenti vret dy vajzat ne pak minuta me pas vetevritet

Turqia është tronditur nga një krim makabër pasditen e së premtes pasi dy vajza 19 vjeçare u vranë brenda pak momentesh në Stamboll, ndërsa më pas agresori, gjithashtu 19 vjeç, kreu vetëvrasje.

Mediat turke raportojnë se i riu ka qenë më parë në lidhje me njërën nga vajzat dhe tjetra e dashura e tij aktuale. Sulmuesi i preu kokën ish partneres së tij İkbal Uzuner dhe më pas u hodh duke u vetëvrarë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 të së premtes. Siç u bë e ditur, 19 vjeçari kishte vrarë rreth gjysmë ore më parë edhe parteren e tij aktuale Ayşenur Halil.

Babai i autorit ka thënë për mediat se djali i tij vuante nga probleme psikologjike dhe po merrte trajtim.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co