“Më tradhtoi”- I vuri flakën bashkëshortes me benzinë, Bledar Trëndafili shpërthen në lot në gjykatë: S’më linte të shikoja fëmijët! Më bëni çfarë të doni

me tradhtoi i vuri flaken bashkeshortes me benzine bledar trendafili shperthen ne lot ne gjykate sme linte te shikoja femijet me beni cfare te doni





































“Gruaja më tradhtonte ndaj arrita të veproja ashtu”, ka deklaruar në gjykatë 45-vjeçari Bledar Trëndafili, i cili dogji me benzinë bashkëshorten e tij, Melisa Trëndafili, ngjarje e ndodhur pasditen e 31 Gushtit në Korçë.

bledar trendafili

Raportohet se Bledar Trëndafili ka shpërthyer në lot para togave të zeza dhe ka shprehur pendesë në gjykatë për aktin e kryer.

Ai është shprehur se nuk donte ta ndërmerrte atë akt, por sipas tij Melisa nuk e lejonte të shikonte fëmijët.

“Nuk doja ta bëja, por e kam bërë në gjendje të rënduar pasi gruaja nuk më linte të shikoja fëmijët. Gruaja më tradhtonte ndaj arrita të veproja ashtu.

E di që kam bërë gabim më bëni çfarë të doni”, iu është drejtuar ai togave të zeza.

Në përfundim të seancës, Gjykata e Korçës i komunikoi masën e sigurisë “arrest me burg” 45-vjeçarit, i cili u arrestua më 3 Tetor pas më shumë se 1 muaji në arrati.

Ndërkohë avokati i Bledar Trëndafilit është caktuar nga shteti.

LEXONI EDHE: “E braktisi, motra s’kishte as 1000 lekë t’i jepte një copë bukë fëmijëve”- I shoqi e dogji me benzinë, vëllai i 31-vjeçares tregon telefonatat kërcënuese: “S’ke ku shkon”

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →