Zyrtari ushtarak: Izraeli po përgatit përgjigjen ndaj Iranit

zyrtari ushtarak izraeli po pergatit pergjigjen ndaj iranit
zyrtari ushtarak izraeli po pergatit pergjigjen ndaj iranit

Një zyrtar i Izraelit i ka thënë AFP-së të shtunën se ushtria po “përgatit një përgjigje” për Iranin pas sulmit me raketa balistike në fillim të javës.

“IDF-ja po përgatit një përgjigje për sulmin e paprecedent dhe të paligjshëm të Iranit mbi civilët izraelitë dhe Izraelin”, ka thënë ky zyrtar.

Irani pati lansuar qindra raketa në drejtim të Izraelit, ndërsa të paktën disa prej tyre patën goditur në territorin izraelit. Ka qenë sulmi i dytë i Iranit këtë vit, pasi lansoi qindra raketa dhe dronë në drejtim të Izraelit në prill.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar “për pasoja” pas sulmit.

Garda Revolucionare Islamike e Iranit pati deklaruar se sulmet ishin reagim ndaj vrasjeve nga sulmet izraelite të komandantëve të lartë dhe liderëve të grupeve militante të mbështetura nga Irani në rajon.

Ka përmendur vrasjet e shefit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, dhe komandantit të IRGC-së, Abbas Nilforoshan, në kryeqendrën e Libanit, Bejrut, më 27 shtator.

Po ashtu i ishte referuar vrasjes së liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Teheran në korrik.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →