Deputetja demokrate Ina Zhupa, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se projektligji i ri i shkencës, i propozuar nga Qeveria, garanton shkatërrimin e kërkimit shkencor duke e centralizuar dhe kontrolluar nga politika dhe duke e vënë atë në shërbim të qeverisë.
Zhupa shprehet se përmes një projektligji të tillë zhduket çdo autonomi universitare, po zhveshin nga kompetencat profesorët, departamentet, shkollat doktorale dhe po e monopolizojnë te qeveria.
“Ky ligj parashikohet që të futet në diskutim në 14 Tetor në komisionin që une drejtoj, të Edukimit, por tashmë që na kanë përjashtuar pa rregullore, duket se do e kalojnë me shpejtësi pa opozitën, për të shkatërruar edhe lirinë shkencore dhe akademike.
Ju bëj thirrje pedagogëve, akademikëve të lirë, kërkuesve shkencor, drejtuesve të universiteteve publike dhe private të bashkohemi kundër këtij projektligji masakrues për lirinë akademike dhe përcundues të kërkimit shkencor cilësor dhe të pavarur”, shkruan Zhupa.
Postimi i Ina Zhupa
Projektligji i ri i shkencës garanton shkatërrimin e kërkimit shkencor duke e centralizuar dhe kontrolluar nga politika dhe duke e vënë në shërbim të pushtetit.
Një ministri e re për shkencën, një këshill me 7 ministra, Gjinushin dhe të tijët dhe me agjenci shtetërore do kontrollojnë çdo profesor, cdo kërkues shkencor dhe çdo punim shkencor në vend.
Po zhdukin cdo autonomi universitare, po zhveshin nga kompetencat profesorët, departamentet, shkollat doktorale dhe po e monopolizojnë te qeveria.
Vetëm në sistemet parti-shtet, ndodh sic e ka parashikuar ky ligj që vlerësimin e punës shkencore e bën ministria, dmth e bën partia shtet. Nuk ka financim po nuk i pëlqeu qeverisë, nuk ka kërkim shkencor që kundërshton politika të caktuara ekonomike, sociale, bujqësore, teknologjike etj.
Ky ligj parashikohet që të futet në diskutim në 14 Tetor në komisionin që une drejtoj, të Edukimit, por tashmë që na kanë përjashtuar pa rregullore, duket se do e kalojnë me shpejtësi pa opozitën, për të shkatërruar edhe lirinë shkencore dhe akademike.
Ju bëj thirrje pedagogëve, akademikëve të lirë, kërkuesve shkencor, drejtuesve të universiteteve publike dhe private të bashkohemi kundër këtij projektligji masakrues për lirinë akademike dhe përcundues të kërkimit shkencor cilësor dhe të pavarur.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co