Herë pas here do të ketë reshje shiu, mos harroni çadrat! Ja parashikimi i motit për këtë të diel

here pas here do te kete reshje shiu mos harroni cadrat ja parashikimi i motit per kete te diel




































Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë veriperëndimore.

mot me shi

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por përgjatë ditës nuk do të mungojnë edhe alternimet e kthjellimeve kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-5m/s por, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 6-10m/s.

462146345_1251661602528173_6072770867258143234_n

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura