“Gjithçka është shkatërruar”, News24 në banesat e përmbytura në Vlorë, gruaja me lot në sy: Po i hedh të gjitha, vijnë erë. Askush nuk ka ardhur (VIDEO)

gjithcka eshte shkaterruar news24 ne banesat e permbytura ne vlore gruaja me lot ne sy po i hedh te gjitha vijne ere askush nuk ka ardhur video
gjithcka eshte shkaterruar news24 ne banesat e permbytura ne vlore gruaja me lot ne sy po i hedh te gjitha vijne ere askush nuk ka ardhur video

VLORË

Ndonëse situata është drejt normalizimit, gjurmët e asaj që ndodhi dy ditë më parë janë ende të dukshme në Vlorë.

News24 ka parë nga afër situatën nëpër lagjet dhe rrugët e qytetit bregdetar, ku gazetari Enrik Mehmeti ka sjellë dëshmitë e banorëve të prekur nga përmbytjet dhe uji që vërshoi në banesat e tyre. Një grua e moshuar me lot në sy tregon se gjithçka është shkatërruar në banesën e saj.

“Gjysmë metër brenda uji, jashtë 1 metër. Shtëpia kallame. Kam 24 orë në këmbë. Po i hedh poshtë, nuk vlejnë më, vijnë erë. Ça të thotë nëna. Gjithçka është e shkatërruar. Gjithçka e përmbytur. Ja uji akoma në banesë.
Nuk ka ardhur asnjë të na pyesë a jeni gjallë a vdekur. Të gjitha banesat në lagje janë përmbytur”, tha gruaja.

[embedded content]

Ajo tregoi se janë përmbytur dhe herë të tjera dhe nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim.
“Kemi marrë dy batanije ushtarake kur jemi përmbytur herën e kaluar. Dy batanije dhe unë dhe kjo gjitonja se shkuam bashkë. Erdhi një burrë dhe grua, dhe ne e kishim nxjerrë dollapin jashtë se s’kishim çfarë t’i bënim, ai tha ku di unë që s’e ke nxjerrë vetë. Shkatërrimi ka qenë njësoj. Niveli i ujit ishte pak më pak se kësaj radhe”, tha gruaja.

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi se shpërndarja e ndihmave ka nisur që ditën e parë të përmbytjes dhe se autoritetet janë në terren.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →