Një vit pas sulmeve të Hamasit, Netanyahu: Izraeli po përballet me luftë në shtatë fronte

nje vit pas sulmeve te hamasit netanyahu izraeli po perballet me lufte ne shtate fronte





































Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se gati një vit pas sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit, vendi i tij tani po lufton në shtatë fronte.

netanjahy

“Sot, Izraeli po mbrohet në shtatë fronte kundër armiqve të qytetërimit”, ka deklaruar Netanyahu në një deklarata të shtunën, raporton CNN.

Ai ka thënë se ato përfshijnë Hezbollahun e mbështetur nga Irani në veri, Hamasin në Gaza, Houthis në Jemen, “terroristët” në Bregun Perëndimor dhe milicitë shiite në Irak dhe Siri.

“Dhe ne po luftojmë kundër Iranit, i cili javën e kaluar gjuajti mbi 200 raketa balistike direkt në Izrael dhe që qëndron pas kësaj lufte me shtatë fronte kundër Izraelit”, është shprehur Netanyahu.

Më tej ai ka shtuar se po mban premtimin e tij për të ndryshuar balancën e fuqisë në veri midis Izraelit dhe Libanit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al