“Sot do të ishte 17 vjeçe. Zoti na dha forcë”, Sidrit Bejleri flet për humbjen e vajzës

sot do te ishte 17 vjece zoti na dha force sidrit bejleri flet per humbjen e vajzes
sot do te ishte 17 vjece zoti na dha force sidrit bejleri flet per humbjen e vajzes

TIRANE

Një mesazh i ndjerë publik i këngëtarit nga Shkodra, Sidrit Bejleri, për të bijën që e kishin humbur 10 vjet më parë pati një reagim të jashtëzakonshëm jo vetëm tek miqtë e tij virtualë, por sidomos tek ata të cilët kishin përjetuar të njëjtën dhimbje dhe, po ashtu si ai dhe bashkëshortja Meri, e patën të vështirë ta kapërcenin. Ama e përballuan me shumë forcë…

Sot, 7 vjet pas atij mesazhi dhe 17 vjet nga ndarja e Sofisë nga jeta, Sidriti kujton për “S’e luan Topi”, se sprova ka qenë e fortë. Ama bashkë me tre fëmijët e tij, ai dhe Meri e kujtojnë Sofinë dhe do ta kujtojnë derisa të bashkohen me të një ditë në parajsë.

Tre fëmijët e këngëtarit, Amad, 14, Emel, 11, dhe Ejna 5-vjeçare janë rritur me idenë që kanë pasur edhe një motër më të madhe, madje shpesh mendojnë edhe si do të ishte ajo sot.

“Ne duam t’i rritim me idenë që kanë pasur edhe një motër më të madhe. Sepse duhet kuptuar që jeta është e çuditshme, jeta të vë para sprovave që ti nuk i mendon kurrë. Ti mendon se do të jesh gjithmonë një vëzhgues i papërfshirë, por kur je brenda pastaj thua “pse më ndodhi mua?”. Ja që ndodh, por duhet të dish të reagosh”.

Ndarja nga jeta e Sofisë ishte një sprovë dhe provë tjetër që e fuqizoi raportin e Sidritit me Zotin.

“Dëgjoja nga të tjerë dhe thoja “si do reagoja unë?” Mendoja se unë do shkoja po aty ku ishte ajo dhe as do haja, as do pija. Do rrija aty. Por nuk ndodhi kështu. Unë dhe Meri (kështu na kanë thënë të paktën), kemi qenë model edhe për të tjerët që kanë kaluar të tilla sprova, për mënyrën se si reaguam. Zoti na e dha atë forcë, kuptohet. Ndoshta në një moment të duket sikur nuk po del nga ajo vorbulla, por të vijnë disa gjëra që të qartësojnë, ta heqin mjegullën që të ka rrethuar dhe arrin të kuptosh pse kam ardhur këtu. Kam ardhur dhe nuk jam pyetur, kam ardhur dhe më është dhënë mundësia t’i jap vazhdimësi jetës. Ishte Sofia, por Zoti kurrë nuk e merr diçka që e ka dhuruar më përpara. Pastaj na dha Amadin, Emelin, na dha Ejnën. Ja ku jemi prapë pesë, e kujtojmë atë. Zoti na bashkoftë me të në xhenet”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →