Plagosi me armë zjarri djalin e partneres së tij, arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

plagosi me arme zjarri djalin e partneres se tij arrestohet 45 vjecari shqiptar ne itali





































Në zonën e Milanos, një 45-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar pasi qëlloi me armë zjarri një 18-vjeçar.

policia italiane

Sipas policisë italiane, ka pasur një debati të ashpër në shtëpi, mes tyre, përpara sulmit.

Autori i plagosjes është partneri i nënës së të plagosurit. I riu ndodhet i shtruar në spitalin Niguarda në gjendje kritike për jetën.

Sulmuesi u ndalua rreth orës 4 të mëngjesit, në Novate dhe do të duhet të përgjigjet për tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje dhe posedim i mallrave të vjedhura.

Në shtëpinë ku ka ndodhur ngjarja, janë gjetur një gëzhojë, arma e përdorur nga 45-vjeçari, e cila ishte e vjedhur në vitin 2013 dhe 40 fishekë të të njëjtit kalibër.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al