Duke vizituar kufirin me Libanin, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u tha ushtarëve të dielën se do të fitojnë.
“Së bashku do të fitojmë”, gati një javë pasi ushtria izraelite filloi operacionet tokësore në Libanin jugor.
“Një vit më parë, ne pësuam një goditje të tmerrshme,” tha ai, duke iu referuar sulmit të paprecedentë të Hamasit në tokën izraelite më 7 tetor 2023.
“Gjatë dymbëdhjetë muajve që pasuan, ne e kthyem realitetin nga një ekstrem në tjetrin. E gjithë bota i admiron goditjet që ju u jepni armiqve tanë”, shtoi ai. “Së bashku do të luftojmë dhe së bashku do të fitojmë”.