Një ngjarje e rëndë tronditi sot Sarandën, ku pas një konflikti, një 42-vjeçar ka goditur me shishe në kokë shokun e tij, i cili ka ndërruar jetë.
BalkanWeb ka siguruar pamjet nga vendngjarja.
[embedded content]
Sarandë / Informacion paraprak
Sot, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. B., rreth 42 vjeç, ka goditur me shishe qelqi shtetasin G. B., rreth 65 vjeç.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi G. B. ka ndërruar jetë në vendngjarje, në oborrin e banesës së tij.
Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe, falë reagimit të shpejtë, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin A. B., i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme hetimore.
Paraprakisht dyshohet se autori ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co