Madonna thyen heshtjen për vdekjen e vëllait Christopher Ciccone, me një mesazh prekës

madonna thyen heshtjen per vdekjen e vellait christopher ciccone me nje mesazh prekes
madonna thyen heshtjen per vdekjen e vellait christopher ciccone me nje mesazh prekes

Madonna theu heshtjen e saj pas vdekjes së vëllait të saj Christopher Ciccone në moshën 63-vjeçare, teksa ndau një mesazh zemërthyes.

Këngëtarja, 66 vjeçe, postoi një set fotografish në Instagramin e saj të dielën, ku shfaqet ajo dhe Christopher, i cili vdiq pas një beteje me kancerin, shkruan DailyMail.

Në një mbishkrim të gjatë ajo nderoi vëllain e saj –me të cilin më parë kishte një grindje për librin e tij  duke vënë në dukje se dyshja kishin mundur të pajtoheshin para vdekjes së tij, shkruan DailyMail.

“Vëllai im Christopher nuk është më. Ai ishte njeriu më i afërt me mua për kaq shumë kohë. Është e vështirë të shpjegosh lidhjen tonë. Por u rrit nga të kuptuarit se ne ishim të ndryshëm dhe shoqëria do të na vinte në vështirësi për të mos ndjekur status quo-në”.

“Kemi kapur duart e njëri-tjetrit dhe kemi kërcyer në çmendurinë e fëmijërisë sonë. Në fakt kërcimi ishte një lloj superngjitësi që na mbante së bashku”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co