VIDEO/ Përfshihet nga flakët kamioni në Bypass-in e Fierit, mjeti shkrumbohet plotësisht

video perfshihet nga flaket kamioni ne bypass in e fierit mjeti shkrumbohet plotesisht





































Një kamion është përfshirë nga flakët në Bypass-in e Fierit ditën e sotme, pranë Spitalit “Memorial”.

Sipas informacioneve paraprake, kamioni ka qenë pa ngarkesë dhe ka marrë flakë në ecje. Ndërkohë, drejtuesi i kamionit sapo ka pikasur zjarrin ka dalë nga mjeti.

Ende nuk dihet saktësisht shkaku që shkaktoi zjarrin, por paraprakisht dyshohet për një defekt teknik.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse për të mundësuar shuarjen e flakëve.

kamioni zjarr fier

Siç shihet edhe nga pamjet, mjeti është shkrumbuar plotësisht.

zjarr fier kamion

kamioni fier zjarr

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al