Mungon për disa javë, dëmtohet sulmuesi i Barcelonës

mungon per disa jave demtohet sulmuesi i barcelones
mungon per disa jave demtohet sulmuesi i barcelones

Barcelona është e detyruar të bëjë pa shërbimet e Ferran Torres, për të paktën 3 javë. Sulmuesi spanjoll pësoi lëndim në fundjavë ndaj Alaves dhe pas analizave mjekësore, u bë e ditur shkalla e dëmtimit.

Në këtë sezon, Torres është impenjuar në 8 ndeshje në La Liga, ku ka realizuar 1 gola dhe ka dhuruar 2 herë pasin e fundit. Futbollisti, gjatë edicionit të kaluar me katalanasit, shënoi 7 gola. 24-vjeçari, gjatë karrierës së tij ka luajtur për Valencian dhe Manchester Cityn.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co