Gjykata e Arbitrazhit Sportiv vendosi që të ulë skualifikimin e Paul Pogba nga 4 vjet në 18 muaj. Mesfushori i Juventusit u dënua për shkak të testit pozitiv të dopingut pas ndeshjes kundër Udineses në gusht të vitit 2023.
Pogba do të mund të luajë sërish nga marsi i ardhshëm, ndërkohë që të fillojë stërvitjet që në janar. Ky është një lajm i mirë për francezin, i cili mezi pret rikthimin në fushë.
Hera e fundit kur Pogba ka luajtur një ndeshje zyrtare daton me 3 shtator 2023.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co