Fitore e madhe e Mançester Sitit kundër Premier Ligës, paneli shpall të jashtëligjshme rregulloret që frenonin “qytetarët”

fitore e madhe e mancester sitit kunder premier liges paneli shpall te jashteligjshme rregulloret qe frenonin qytetaret





































Mançester Siti ka siguruar një fitore të parë të madhe që mund të krijojë telashe për të gjithë klubet e tjera në Premier Ligë dhe të shtojë dominimin e “qytetarëve” në kampionatin anglez. Një panel i pavarur ka gjykuar sot se rregulloret e vendosura për të ndaluar “fryrjen” e sponsorizimeve të lidhura me persona të klubit janë të paligjshme,

mancester siti

Në një çështje e cila nuk bën pjesë në grupin e 115 akuzave të ngritura ndaj Sitit për thyerje të rregulloreve financiare, “qytetarët” kishin kërkuar të shpallej i pavlefshëm komisioni i cili përcaktonte nëse një marrëveshje sponsorizimi e klubit vlerësohej e fryrë apo përputhej me vlerën e tregut që kishte secili prej tyre.

Rregullorja në fjalë dhe autoriteti kontrollues u ndërtuan pasi Njukasëlli kaloi në pronësi të Arabisë Saudite dhe kishte si qëllim që të shmangte mbushjen e arkave të klubit nëpërmjet sponsorizimeve të kompanive të lidhura me pronarët. Por tashmë paneli vlerëson se këto rregullore shkelin parimin e konkurrencës së lirë dhe i ka shpallur të jashtëligjshme, duke i hapur rrugë klubeve si Siti që janë në pronësi të Emirateve të Bashkuara Arabe, që të bëjnë marrëveshje shumë fitimprurëse me kompani nga ky shtet. Një nga argumentet në favor të Sitit ishte se ndërkohë që ndaloheshin marrëveshje të tilla sponsorizimi, klubeve u lejohej të merrnin shuma marramendëse hua nga pronarët e tyre.

Kjo mund të ndryshojë në mënyrë të dukshme situatën në Premier Ligë, pasi Siti apo Njukasëlli, do të kenë më shumë financa në dispozicion pasi nuk mund të ndalen që të bëjnë marrëveshje të tilla me kompani nga vende që kanë kontrollin e këtyre klubeve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →