Sekuestrimi i kallëpeve të tritolit në Sarandë, arrestohet 26-vjeçari i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i dy autorëve

sekuestrimi i kallepeve te tritolit ne sarande arrestohet 26 vjecari i shpallur ne kerkim si bashkepunetor i dy autoreve
sekuestrimi i kallepeve te tritolit ne sarande arrestohet 26 vjecari i shpallur ne kerkim si bashkepunetor i dy autoreve

Vijon operacioni policor i koduar “Knock Out 5”, si rezultat i të cilit, ditën e djeshme, u sekuestruan 5 kallëpe tritoli, 2 prej tyre të programuara për shpërthim në distancë, 7 kapsolla detonatore dhe municion luftarak.

Ditën e sotme është vënë në pranga 26-vjeçari i shpallur në kërkim, Klinton Çuçi, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i 2 shtetasve të arrestuar gjatë operacionit, për përgatitjen e lëndës eksplozive.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e shtetasit të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Knock out 5”, kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

• K. Ç., 26 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet si bashkëpunëtor në përgatitjen e lëndës eksplozive, i shtetasve H. O., 61 vjeç dhe H. O., 56 vjeç (vëllezër), të cilët u arrestuan gjatë operacionit, pasi në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan 5 kallëpe tritoli (2 prej tyre të programuara për shpërthim në distancë), 7 kapsolla detonatore, 3 krehra dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →