VIDEO/ Gruaja shtatzënë lind në makinë, gazetari sqaron detajet: Ja pse iu drejtua spitalit të Traumës

video gruaja shtatzene lind ne makine gazetari sqaron detajet ja pse iu drejtua spitalit te traumes
video gruaja shtatzene lind ne makine gazetari sqaron detajet ja pse iu drejtua spitalit te traumes

Një grua lindi në makinën e saj private, teksa po shoqërohej nga të afërmit drejt spitalit pas komplikacioneve që shfaqi. Video që qarkulloi më herët u interpretua se gruaja i ishte drejtuar spitalit të Traumës, për shkak se rrugët ishin bllokuar nga protesta e opozitës, duke e paraqitur si një rast të paprecedent.

Por në fakt e vërteta qëndron krejt tjetër dhe gruaja, banore e Laprakës, iu drejtua spitalit të Traumës, për shkak të afërsisë që kishte banesa e saj me këtë qendër spitalore.

Pra, familjarët që e shoqëronin gruan nuk kishin tentuar ta dërgonin në maternitet dhe rrugës të kishin ndryshuar destiancion për shkak të bllokimit të rrugëve nga protesta.

Gazetari Igli Çelmeta në një raportim për emisionin “Open” ka zbardhur detaje lidhur me rastin në fjalë. Çelmeta tha se gruaja është banore e zonës së Laprakës dhe ka banesën pranë spitalit të Traumës. Gazetari tha se ajo është nisur drejt spitalit të Traumës për shkak të komplikacioneve, por ka lindur në automjetin e saj privat, ndërsa më pas ishin ekipet mjekësore të Traumës që i dhanë ndihmën e parë.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →