Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar të martën se ka rrezik për shpërthimin e sëmundjeve në Liban, për shkak të kushteve në strehimoret e mbipopulluara të njerëzve të zhvendosur dhe mbylljes së spitaleve, pasi mjekët janë duke ikur nga sulmet izraelite.
Ushtria izraelite i ka nisur operacionet tokësore edhe në jugperëndim të Libanit të martën, duke e përshkallëzuar konfliktin njëvjeçar me grupin e mbështetur nga Irani, Hezbollah, si pasojë e të cilit janë vrarë mbi 1.000 njerëz në dy javët e fundit.
“Ne po përballemi me një gjendje kur rreziku për shpërthimin e sëmundjeve është shumë më i lartë, si për shembull, diarreja, hepatiti A dhe një numër sëmundjesh të parandalueshme përmes vaksinimit”, tha në një konferencë për media Ian Clarke, zyrtar i OBSH-së në Liban. Agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar tashmë se sistemi shëndetësor është i mbingarkuar dhe deri tani pesë spitale në vend janë mbyllur dhe katër të tjera funksionojnë vetëm pjesërisht, tha Clarke.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co